Kuriozitete

Pas 40 vitesh falimenton marka e njohur e modës në Gjermani

Marka e njohur e modës, “Madeleine” ka bërë kërkesë për të shpallur falimentimin në Gjermani, pas 40 vitesh aktivitet, teksa bëhet me dije se inflacioni i lartë ka cuar në rritje të konsiderueshme të kostove të prodhimit, cfarë i ka cuar në marrjen e kësaj mase.

“Kompania ka paraqitur kërkesë për falimentim. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh rritjen e kostos së jetesës, klientët tanë ulin shpenzimet e tyre ose paratë shpenzohen në fusha të tjera,” tha drejtoresha e kompanise Danijela Angerer për Wirtschaftswoche (WiWo).

Megjithatë, zinxhiri i modës nuk do ta mbyllë plotësisht punën e tij, teksa eksperti i ristrukturimit Deflef Specovius bëri me dije se procedura e falimentimit duhet t’i mundësojë investitorit që të ketë mundësinë të jetë pjesë e ristrukturimit të markës së njohur. Daniela Angerer planifikon të riorganizojë Madeleine dhe “t’i japë kompanisë një perspektivë afatgjatë“. Me paratë që do të “kursehen” nga shpallja e falimentimit do të sigurohen pagat e 230 punonjësve për tre muajt e ardhshëm, ndërsa siç shpjegon drejtoresha, marka do të ndryshojë tërësisht, duke u larguar nga veshjet elegante dhe moderne:

“Do të prezantohen kryesisht ‘veshjet casual’. Duke vepruar kështu, ne do të largohemi shumë nga vlerat origjinale të markës. Megjithatë, duke shkuar përpara, kompania e cila tashmë funksionon më së shumti online dhe që ekziston për gati 40 vjet, do të donte të rikthehet në vlerat origjinale dhe atë c’ka përfaqëson marka.”