ShowBizzz

Pas aludimeve të shumta, Sara Hoxha e tregon vetë se kush e shoqëroi në premierën e filmit “5 Herë Jo”

Edhe pse tashmë është bërë e ditur ndarja mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, situatat mes tyre ngjallin sërish kuriozitet.

Një nga temat që u diskutua më së shumti disa kohë më parë ishte fakti se Ledri nuk gjendej krah Sarës në premierat e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, gjë që nxiti dyshimet për ndarje.

E sakaq është përfolur sërish se kush e shoqëroi Sarën, këtë herë në premierën e filmit “5 Herë Jo”.

Sara është pyetur dhe ngacmuar nga një prej gazetareve të TCH në premierë, e cila e pyeti nëse ajo kishte ardhur familjarisht në këtë event.

Shumë e qetë dhe e qeshur, Sara tregoi se në fakt kishte ardhur me një kushërirë e jo me familjen.

Kujtojmë se dy ditë më parë ishte ditëlindja e vajzës së tyre Poem, ditë në të cilën dyshja u treguan diskret duke mos postuar pjesë nga festa në rrjetet sociale.



lokimagazine