Lajme

Pas arrestimit, Ergys Agasit i sekuestrohet mjeti luksoz, e kishte fshehur në një vilë

Pas arrestimit të Ergys Agasit ditën e djeshme në Durrës, hetimet e SPAK duket se janë shtrirë edhe te pasuritë dhe automjetet e biznesmenit të shpallur në kërkim prej dhjetorit 2025.Mësohet se SPAK i ka sekuestruar edhe një automjet luksoz, i cili ishte i parkuar në garazhin e një vile.

Agasi u arrestua dje (26 gusht), ndërsa ishte shpallur në kërkim nga SPAK në dhjetor 2025.

Sipas SPAK, ai dyshohet për një sërë veprash penale në kuadër të hetimit për procedurat e prokurimit të AKSHI-t, përfshirë konkurrencën e paligjshme përmes dhunës, heqjen e paligjshme të lirisë, shkeljen e barazisë në tendera dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Të Ngjashme