ShowBizzz

Pas arrestimit të Feros për dhunë, Arbenita thyen heshtjen

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur me emrin e artit Fero raportohet se është arrestuar të martën për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj gruas së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Në raportin e policisë u tha se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorisë ndodhet në paraburgim.

Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Modelja ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë.

 “Jam rikthyer”, ka qenë shkrimi që ka bërë në një postim në InstaStory.