Kryeministri sllovak Robert Fico nuk është më në gjendje kritike për jetën pas atentatit që iu bë.
Zv.kryeministri Tomas Taraba tha BBC se operacioni shkoi mirë dhe se Fico do të mbijetojë.
Fico, 59 vjeç u plagos rëndë në stomak dhe në njërin krah, në një sulm në qytetin e vogël Handlova, menjëherë pasi doli nga një takim në një qendër kulturore.
Një shkrimtar i njohur është arrestuar si i dyshuari i ngjarjes. Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estoka e përshkroi këtë si një atentat të motivuar politikisht.
Fico është një figure e diskutueshme në BE për shkak të thirrjeve të tij për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe sanksioneve ndaj Rusisë.
Por dënimi i të shtënave ndaj tij ka ardhur nga shumë larg dhe është përshkruar si një sulm ndaj demokracisë.
/tiranapost