ShowBizzz

Pas Big Brother paguhet më shumë se më parë, Lorenci zbulon sa lekë merr

Lorenc Hasrama erdhi këtë të shtunë në programin e Ermal Peçi në ekranin e RTSH. Ai sapo ka lancuar projektin e tij muzikor duke premtuar edhe hite të tjera për sezonin veror. A është ky momenti ku Lorenci po paguhet më shumë?  Ermali i thotë se ka dëgjuar që nga 2500 euro po paguhet 4500 euro teksa Lorenci shpërthen në të qeshura duke thënë se ‘i ka rënë kokës’. 

Nisur nga tregu muzikor, ka sot pabarazi me çmimet e këngëtarëve në koncerte? Lorenci u shpreh:

‘Ka një padrejtësi në çmimet e koncerteve, por ai që e meriton e meriton. E kuptoj fenomenin Luizi nëse dikush mendon ti jap atë shumë që ai kërkon mendoj që e meriton për zhurmën që ka bërë. Nuk kam dashur ta shfrytëzoj marrëdhënien në Big për të pasur një bashkëpunim me Luzin’. 

Pas Big Brother paguhet më shumë se më parë, Lorenci zbulon