Këngëtari Blero mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova.
Por, pas 54 ditësh rrugëtim në shtëpinë e famshme ai gjatë spektaklit të së premtës vendosi të largohej.
Ai tha se për të ishte e pamundur të vazhdonte këtë aventurë dhe se më e rëndësishme është shëndeti i tij.
Dhe menjëherë pas daljes, Blero ka udhëtuar jashtë Kosovës për të vizituar partneren e tij në Gjermani.
Autori i “Fotografia” ka publikuar një foto përkrah të dashurës, të cilës u kujdes të mos ia zbulonte fytyrën.
“Beb, më në fund”, ka shkruar Blero në mbishkrimin e imazhit.
lokimagazine