Në një debat të ditës së djeshme (e diel) mes Lumbardhit dhe Gani Gërmisë, ky i fundit doli jashtë kontrollit.
E kjo situatë nxiti reagime të shumta nga banorët e tjerë, mes tyre edhe Shqipja e cila për këtë ka biseduar me Lumbardhin
Shqipja u shpreh se banorëve të tjerë u ka thënë se “Lumi e ka nxori jashtë kontrollit më të fortin e shtëpisë”.
“Ti, mund të nxjerrësh jashtë edhe Bucin, unë nuk të nënvlerësoj, por as me të vlerësuar nuk të vlerësoj”, i tha Shqipja ndër tjera.
“Unë jam një njeri që nuk më duhen lëvdata por më shumë më duhen kritika”, i tha Lumbardhi asaj ndërkohë.
Theksojmë që pas këtij debati, Gani Gërmia ka bërë një paralajmërim duke thënë se të hënë mund të vendos që të largohet nga shtëpia e BBVK.