Lajme

Pas deklaratave të Kurtit për ushtrinë serbe në kufi, reagon Vuçiç: Serbia s’do luftë

Pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se shteti serb e dërgoi ushtrinë e saj “disa metra” afër kufirit të enjte me qëllim për të provokuar, ka reaguar Vuçiç.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është duke u përgatitur për luftë me Kosovën.

Serbia nuk do të futet në luftë, do ta presë momentin për veprimin e saj politik”, – ka tha Vuçiç për televizionin serb Prva.

Automjetet e ushtrise dhe ushtaret serbe duke levizur prane kufirit me Kosoven
Automjetet e ushtrise dhe ushtaret serbe duke levizur prane kufirit me Kosoven

Kryeministri Albin Kurti publikoi pamjet dhe tha të enjten pak para mesanatës se njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vënë re vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

Më pas pasditen e kësaj të premteje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën, pasi “erdhi për të na provokuar” të enjten.

“Nuk është normale që ato automjete ushtarake të mbërrijnë vetëm pak metra larg kufirit. Jam i kënaqur që nuk janë sot, nuk kanë qenë deri në orën 16.00”, – tha Kurti duke folur në një konferencë për media në Prishtinë.

Ai tha se autoritetet kosovare e regjistruan lëvizjen e tyre përgjatë kufirit kosovar, por se nuk bënë asgjë.

“Ne ishim të kujdesshëm, shikonim nëse do të kalonin kufirin, por ata nuk e kaluan kufirin”, – ka thënë Kurti.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo