19
Drama rreth Benita Zenës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova duket se ka marrë një kthesë të papritur, por kësaj radhe jo nga banorët, por nga jashtë. Ish-i dashuri i saj, këngëtari Endrit Elshani, i njohur si Endri, ka trazuar rrjetin me një postim që ka ngritur dyshime të forta mbi statusin e tij sentimental.
Teksa Benita po kalon ditë të turbullta brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, ku situatat dhe dinamikat e saj me banorët e tjerë kanë qenë kryefjala e mediave rozë, Endri është shfaqur më romantik se kurrë. Në një postim të bërë orët e fundit në Instagram, ai ka publikuar një foto nga brendësia e makinës së tij luksoze Porsche, ku në sediljen e pasagjerit dominon një buqetë gjigante me trëndafila të kuq.
Atmosfera bëhet edhe më enigmatike nga muzika që shoqëron pamjen. Endri ka zgjedhur këngën e vjetër shkodrane “Luleborë” nga Vjollca Luka, një himn i pastër dashurie, duke lënë të kuptohet se zemra e tij mund të jetë diku tjetër. Kjo lëvizje vjen pas zërave të shumtë për krisjen e raportit të tyre pesëvjeçar, të ndikuar edhe nga afërsia e Benitës me banorë të tjerë brenda lojës.
A janë këto lule një dedikim për një romancë të re që ka nisur jashtë syve të publikut, duke vulosur kështu fundin me Benitën? Deri më tani, Endri ka zgjedhur heshtjen, duke lënë trëndafilat të flasin vetë.

Screenshot
ks
