ShowBizzz

Pas dy ditësh furtunë, vjen lajmi i mirë për Monika Lubonjën

Pas dy ditësh në qendër të një vale të fortë reagimesh në rrjet, raportohet një zhvillim pozitiv për Monika Lubonjën lidhur me videon private që pretendohet se shfaq aktoren së bashku me kompozitorin Adrian Hila.

Materiali nuk rezulton më i aksesueshëm në faqen ku ishte publikuar fillimisht dhe prej nga nisi të shpërndahej gjerësisht në internet.

Videoja kishte shkaktuar reagime të shumta dhe kishte sjellë një valë komentesh edhe në profilet sociale të Lubonjës. Situata arriti deri në atë pikë sa aktorja vendosi të bllokonte komentet në postimet e saj në Instagram.

Tashmë raportohet se materiali është fshirë nga faqja ku ishte hedhur fillimisht. Nuk dihet ende se kush e ka ndërmarrë këtë veprim dhe nëse videoja është hequr nga vetë administruesit e faqes apo pas ndonjë kërkese për fshirjen e saj.

Zhvillimi vjen ndërkohë që autoritetet po verifikojnë publikimin dhe shpërndarjen e materialeve private që kanë qarkulluar gjatë ditëve të fundit.

Për Monika Lubonjën, e cila sipas mikut të saj Meridian Ramçaj po e përjeton rëndë situatën, fshirja e videos nga faqja ku ishte publikuar fillimisht përbën të paktën një zhvillim pozitiv pas dy ditësh të vështira.

Vetë aktorja nuk ka reaguar publikisht deri tani për heqjen e materialit dhe nuk dihet nëse fshirja lidhet me ndonjë veprim të ndërmarrë prej saj apo nga autoritetet.

Të Ngjashme