Gjithçka ishte e qetë deri në natën e 29 marsit.
Por, në orët e para të mëngjesit, pronari i kësaj fabrikë në Gjilan, vërejti disa lëvizje.
Hevzi Xhelili pa gjashtë persona të panjohur brenda pronës së tij.
Xhelili thotë se dëmi i shkaktuar e kap vlerën e mbi 12 mijë eurove.
E për këtë rast, u deshën gati dy muaj hetime nga organet e rendit.
Por, me 19 maj u bë e ditur se gjashtë persona u identifikuan nga Policia e Kosovës.
Për këtë, i gjithë grupi përfundoi nën prangat policore.
Osmani thekson se janë siguruar prova të mjaftueshme për këta të dyshuar.
E me arrestimi i grupit që dyshohet se e kreu vjedhjen, thotë se ndjehet me i lehtësuar pronari i biznesit.
Të mërkurën, në Gjykatën Themelore të Gjilanit, u mbajt seanca fillestare ndaj grupit prej gjashtë personave.
Ndërsa prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
