Qeveria e Zvicrës ka thënë të mërkurën se do të presë një konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë në muajin qershor për të ndihmuar në krijimin e një rruge drejt paqes në Ukrainë, pas më shumë se dy vjetëve të luftës që zhvillohet atje, dhe me shpresën që Rusia do të mund t’i bashkohet një ditë procesit të paqes.
Resorti Bürgenstock pritet të jetë vendi ku do të mbahet konferenca më 15-16 qershor.
Në të pritet të marrin pjesë zyrtarë qeveritarë prej dhjetëra shteteve, pas prezantimit të planeve nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ministri i Jashtëm zvicrean, Ignazio Cassis.
Qeveria zvicerane ka thënë se në bisedimet për organizim të konferencës kanë marrë pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të dërguar të Brazilit, Kinës, Etiopisë, Indisë, Arabisë Saudite dhe Afrikës së Jugut.
Në deklaratë është thënë se marrë parasysh traditën e vjetër diplomatike, Zvicra konsideron se ka përgjegjësi për të kontribuuar në procesin e paqes në Ukrainë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
/tiranapost