Mbetjet e Uraganit Milton i cili goditi Floridën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vijnë në drejtim të Evropës duke u bashkuar me një sistem tjetër mjaft të fuqishëm tropikal; Stuhinë Tropikale “Leslie”.
Stuhia Tropikale Leslie e cila buron nga brigjet e Afrikës perëndimore u zhvillua në Oqeanin e hapur por devijoi duke mos shkuar në drejtim të Amerikës, por tani është drejtuar drejt Azoreve duke u bashkuar me mbetjet e Uraganit Milton.
Këto stuhi me reshje të dendura shiu pritet të përfshijnë Gadishullin Iberik, Portugalinë dhe shumë pjesë të Spanjës me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Priten edhe përmbytje, por stuhitë nuk do të kenë fuqinë e madhe që kishin dikur.
Në Evropë parashikohen valë të shpeshta reshjesh dhe rrebeshesh mjaft të dendura të shiut në viset tona do të kemi ardhjen e Anticiklonit afrikan, i cili do të përmirësojë dhe stabilizojë motin duke kushtëzuar shumë ditë të bukura vjeshtore, madje edhe verore.