ShowBizzz

Pas humbjes së bashkëshortes, Stefi Prifti rigjen dashurinë

Këngëtari shqiptar, Stefi Prifti, ka rigjetur dashurinë dhe këtë e ka bërë me dije vetë artisti përmes një foto në “Instagram”.

Në ditën e tij të lindjes, këngëtari festoi mes miqsh dhe kolegësh dhe sigurisht një vend të veccantë e kishte edhe e dashura e tij.

Në llogarinë e tij Stefi, duke i paraprirë, ashtu siç ai vetë thotë “një ndryshimi madhor”, bën me dije se ka nisur një lidhje të re, duke ndarë vetëm disa copëza nga momentet që ka kaluar me miq, të afërmit dhe partneren, për datëlindjen e tij.

“Ditelindja ime kete vit ka nje ndryshim madhor… Me vajzat e mia dhe njerezit e mi te familjes e kam ndare prej disa kohesh. Eshte momenti ti paraprij une personalisht ketij ndryshimi ne jeten time. Per miqte dhe njerezit qe na duan dhe respektojne e pashe te arsyeshme te bej kete postim ne kete dite te shenuar… ne ditelindjen time”- shkruan ai.

TS Poll - Loading poll ...

Kujtojmë se gruaja e tij u nda nga jeta në vitin 2015, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.