Pas gjyqit të famshëm me Johnny Depp, Amber Heard u zhvendos në Malaga, ku qëllimi kryesor i saj ishte të largonte vajzën nga jeta dhe trazirat e Hollyëood.
Së fundmi, ajo ka zhvilluar edhe një video live në Tik Tok, ku ka përditësuar të gjithë njerëzit me jetesën e saj në Spanjë, duke theksuar se e do shumë atë vend e se ndihet e lumtur
Sigurisht, nuk mund t’i shpëtonte pyetjes: “A po heq dorë nga aktrimi?”
Ajo i hodhi poshtë të gjitha thashethemet, duke treguar se po punon për projekte të reja që do të vijnë në jetë shumë shpejt.
“Sigurisht. Unë do vazhdoj, kjo është jeta!”- u shpreh ajo.