ShowBizzz

Pas incidentit në skenë, i dashuri i bën dedikimin e veçantë Bebe Rexhës

Bebe Rexha ka kaluar një javë të pakëndshme për shkak të incidentit që kishte në concert, ku një prej fansave e qëlloi me telefon në kokë duke i shkaktuar një plagë me tre të qepura.

Pavarësisht këtij momenti, këngëtarja bëri me dije se nuk ka ndërmend të ndalojë turneun e saj, teksa njoftoi ndjekësit se gjithçka do të vijojë.

Forca e saj ka bërë që shumë njerëz të ndihen krenar për të e mes tyre i dashuri i këngëtares nuk e ka kursyer një reagim të veçantë për të në rrjetet sociale.

Krenar me këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente. Të dua”, ka shkruar Keyan Safyari.