Koncerti i fundit i Bebe Rexhës në New York pati një përfundim të hidhur, pasi një burrë nga turma e goditi atë me telefon në fytyrë.
Videoja është bërë virale dhe 27-vjeçari sulmues tashmë është arrestuar nga autoritetet.
Një ditë pas ngjarjes famëkeqe, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi dhe video nga koncerti i saj në New York, i realizuar në kuadër të turneut të saj “Best F**N Night Of My Life”, i cili parasheh mbajtjen e koncerteve në mbarë Amerikën Veriore dhe më pas në Evropë.
“Edhe pse koncerti përfundoi në një mënyrë të pafat, përsëri ishte një shfaqje e mahnitshme në qytetin tim. Faleminderit shumë New York. Unë ju dua. Turneu duhet të vazhdojë! Filadelfia është në radhë! Në cilin koncert do të vini”, shkroi Bebe Rexha në Instagram.