Lajme

Pas Kosovës Lajçak në Serbi, Konjufca thotë se dialogu ndodhet në një qorrsokak

Pas vizitës në Kosovë, emisari i Bashkimit Evropian ka njoftuar se do të vizitojë edhe Serbinë për t’u dakorduar për takimin e radhës në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Nga BE-ja dhe Qeveria e Kosovës nuk po tregojnë se kur pritet që të mbahet ky takim, derisa për kryeparlamentarin Glauk Konjufca, dialogu në mes dy vendeve është në një qorrsokak dhe Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në këtë drejtim.

Të premten e vizitoi Kosovën.

E gjatë kësaj jave, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet të shkoj edhe në Serbi.

Me këto vizita ai po përgatitë agjendën për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Të hënën, Bashkimi Evropian nuk dha detaje për televizionin se kur pritet të takohen Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi.

Mirëpo për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dialogu në mes dy vendeve është në një qorrsokak.

Madje Konjufca thotë se Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, njohësi i politikës, Visar Xani nuk pret diçka të re në takimin e radhës.

E detaje për datën e takimit nuk dhanë as nga Qeveria e Kosovës.