Blero Muharremi doli me vetëdëshirë të premten nga Big Brother VIP Kosova 2.
Artisti i njohur theksoi se mirëqenia e tij dhe shëndeti mendor kanë më shumë rëndësi se kjo garë.
Menjëherë pas largimit nga BBVK, këngëtari udhëtoi për të takuar partneren e tij, të cilën e përmendi edhe gjatë kohës sa ishte brenda.
Ai së fundmi ka hyrë live në TikTok së bashku me Meti Alshiqin dhe ish-banoren Vesa Vllasaliu.
Ata biseduan për finale dhe se cilët konkurrentë do të shkojnë deri në fund, sipas tyre.
“Me shku Alba në finale është sikur me thënë, Skëndërbeu ka përdorur laptop”, u shpreh ai.
Blero më pas tha: “Unë mendoj që në finale është Blerando, Edona. Të tjerët nuk i shoh asnjë. Ganiu do të dalë maksimum për dhjetë ditë. Finalja do të dominohet prej Blerandos. Potencialisht Blerando Edona, të tjerët i shoh ofendues”.
Pritet të shihet në vijim se si do të rrjedhë loja dhe se nëse do të ketë ndryshime.
lokimagazine