Sara Karaj, Julia Iliriani dhe Silvi Forte janë tre banorët e rinj që futen në shtëpinë Big Brother VIP3.
Të pyetur se kush u pëlqen deri tani brenda shtëpisë, Julia tha Roza, por ka një mospëlqim të fortë për ata që shajnë dhe bullizojnë. Sara nuk dha emra, ndërkohë që Silvi u shpreh Erjola.
Ledioni: Kush të pëlqen dhe kush nuk të pëlqen brenda shtëpisë deri tani?
Julia: Personalisht nuk njoh asnjë. Do ti flas sot në darkë ato dy njohje të vogla. Personalisht më pëlqen Roza dhe nuk më pëlqejnë të gjitha ata dhe ato që bullizojnë të tjerët.
Sara: Më pëlqejnë të gjithë. Nuk kam një te përcaktuar dhe dua t’u lë kohë që t’i njoh të gjithë
Ledioni: Dikush që pëlqen më shumë?
Sara: S’mund ta them.
Ledioni: Mirë, Sara. Më pëlqen. Vetëm gjëra të bukura presim nga ty? Silvi, single? Aty ka edhe cuna të tjerë single. Kush të pëlqen kush jo?
Silvi: Mua më pëlqejnë vetëm vajzat, fillojmë nga Erjola. Më pëlqen për pamjen. Më pëlqen Ledjona…
Ledioni: Mirë, kur të hysh aty brenda bëheni “Bonny & Klyide”, ju të dy kundër gjithë botës.
Silvi: Jo, jo…