Zjarri në pyjet e Bodes në Maliq ka dalë totalisht jashtë kontrollit duke shkrumbuar dhjetëra hektarë të llojit pishë.
Pavarësisht përpjekjeve disa ditore të zjarrfikësve, punonjësve të pyjores dhe strukturave të tjera ato nuk ja kanë dalë dot që të vendosin flakët nën kontroll. Bimësia e lartë por edhe era kanë ndikuar që zjarri të përhapet me shpejtësi të madhe.
Bëhet me dije se është kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri, por ende nuk ka asnjë reagim mbi këtë kërkesë, ndërsa flakët vijojnë të
djegin gjithçka që gjejmë përpara.
Dëmet në bimësi janë të pallogaritshme, ndërsa edhe burimet njerëzore janë lodhur mjaft si pasojë e punës disa ditore, por që deri tani pa sukses në fikjen e zjarrit.