ShowBizzz

Pas lindjes, Neda u rikthye në punë dhe mori edhe vajzën me vete! (Pamjet)

Opinionistja e “Për’puthen”, Neda Balluku, u bë pak ditë më parë nënë për herë të tretë.

Pas dy djemve, ajo dhe Ogreni pritën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Suzie Ann.

Sigurisht, foshnja ka nevojë për nënën dhe Neda që duhet të rikthehej në punë, e gjeti zgjidhjen duke e marrë me vete. Ky veprim i ka larguar të gjitha sikletet që i kalonin në mendje, për faktin si do ta ndante mëmësinë nga puna dhe si do ta linte të voglën për shumë orë vetëm.

TS Poll - Loading poll ...

Në postimin e saj, Neda shkruan:

Kush është në të njëjtën pozitë, e di fare mirë përjetimin e të rikthyerit në punë apo tek impenjimet kur sapo ke sjellë në jetë një fëmijë. Ndonëse mezi prisja, sepse dua që angazhimin tim në Për’puthen ta çoj denjësisht deri në fund, nuk e mohoj ankthin që kam ndjerë tërë javën për menaxhimin e regjistrimit maratonë dhe nevojës që Suzie Ann ka për të pirë gjatë ditës apo qoftë dhe për praninë e mamit.

Megjithatë, sot nuk mund të shkonte më mirë! Babi e solli gocën dy herë për t’u ushqyer dhe @olsamuhameti bëri magjinë e saj që kjo të ndodhte por edhe emisioni të vazhdonte rrjedhën e tij.

E di që e kam bërë shpesh, por dua ta bëj sërish këtu, të falenderoj produksionin tim të @perputhen_tch , @olsamuhameti @borazemani @hysa_leda @nikita_petritaj por edhe @xhuliodoci e të gjithë çunat e gocat, që jo vetëm me dashuri e mirëkuptim të jashtëzakonshëm i mundësuat kësaj nëne të re (jo dhe aq të re😋) qetësi mendore e hapësirë për vajzën e saj të vogël sot por edhe përgjatë të gjithë periudhës së shtatzanisë.

Jam ndjerë e lirë, e kuptuar dhe vlerësuar. Dhe nuk është vështirë të punosh deri ditën e fundit kur ke kolegë të tillë. E gjithashtu @topchannelalbania. Në kushtet kur për pjesën më të madhe të punëdhënësve, shtatzanitë janë “problem” më vete, televizioni kurrë nuk e pa periudhën time si problem, krejt e kundërta, angazhimi im ka qenë njejtë i mirëpritur.

Faleminderit me zemër ♥️