Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, është futur befasisht partnerja e Bucit, Verona. Buci gjatë gjithë javës është komentuar për momentet e afërta me Santianën, por partnerja e tij është e sigurt që ai nuk do e prishë lidhjen e tyre për lojën.
“Unë besoj tek ty dhe e di që ti nuk e prish lidhjen tonë për 200 mijë euro. Shpresoj se deri në fund që nuk ke me thy asnjë premtim sepse çmim më të madh nuk ke me pasë dhe as nuk ke pasur deri më tani, kurrë mos e harro këtë gjë. Njerëzit që je duke i mbajtur afër po ta thithin energjinë, besoj se momentin që ke me qel derën si të përfundoj ky takim ti ke me ndryshu”, i tha Verona Bucit.
Çifti ka një diferencë në moshë prej 15 vitesh. Verona është 24 vjeç ndërsa Buci 39 vjeç.