ShowBizzz

Pas ndarjes nga partneri, Dua Lipa publikon numrin e telefonit dhe “çmend” fansat

Dua Lipa ka postuar një numër telefoni duke shkruar “me mesazh”. Fansat e saj “u çmendën” ndërsa nuk ishin të paktë ata që besuan se profili i saj ishte “hakuar”

Megjithatë, ky nuk është një postim i rremë, por një numër i vërtetë që fansat e saj mund t’i dërgojnë mesazh përmes WhatsApp për t’iu bashkuar komunitetit të Dua Lipës dhe për të mësuar më shumë për yllin e tyre të preferuar.

Kur dikush dërgon mesazhe në numrin që këngëtarja ka postuar, ata marrin një përgjigje të automatizuar duke i mirëpritur në komunitet. “Hej, mirë se erdhe në komunitetin Dua Lipa, ne jemi të ngazëllyer për atë që do të vijë”, thuhet në mesazhin e automatizuar.

Dua Lipa ka publikuar së fundmi këngën e saj të re me titull ‘Houdini’, ndërsa së fundmi ka qarkulluar shumë lajmi për ndarjen e saj me regjisorin greko-francez Romain Gavras, pas 8 muajsh lidhje. Sipas raportimeve të mediave të huaja, arsyeja është se këngëtarja dëshiron të fokusohet në muzikën e saj këtë herë përpara publikimit të albumit të saj të tretë./abcnews.al