ShowBizzz

Pas ndarjes nga Pique, Shakira flet hapur: Mendova se gjithçka po shembej

Këngëtarja kolumbiane Shakira, ka bërë një nga rrëfimet më personale të viteve të fundit, duke folur hapur për periudhën e vështirë që përjetoi pas ndarjes nga ish-futbollisti Gerard Pique.

Ajo pranoi se fundi i marrëdhënies së tyre nuk ishte thjesht një ndarje, por një goditje e fortë emocionale që ndryshoi rrjedhën e jetës së saj.

Të lidhura

None found

Ajo e përshkroi atë periudhë si një nga momentet më të errëta dhe më të dhimbshme që ka kaluar ndonjëherë.

Sipas artistes, ajo kishte ndërtuar ëndrra të mëdha për familjen e saj dhe besonte se lidhja me Pique do të zgjaste përgjithmonë. Pikërisht për këtë arsye, shpërbërja e familjes që kishin krijuar së bashku ishte një realitet i vështirë për t’u pranuar.

“Familja ime ishte ëndrra ime më e madhe. Mendoja se do të qëndronim bashkë përgjithmonë”, ka lënë të kuptohet Shakira në rrëfimin e saj, duke treguar se humbja e këtij vizioni e preku thellë.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, artistja u përball edhe me një tjetër sfidë të rëndë në të njëjtën periudhë. Babai i saj kaloi probleme serioze shëndetësore, ç`ka e rëndoi edhe më shumë gjendjen emocionale të këngëtares.

Mes shqetësimeve familjare dhe dhimbjes së ndarjes, Shakira u detyrua të gjente forcë për të vazhduar përpara.

Megjithatë, ajo thotë se koha dhe përvojat e vështira e kanë transformuar. Sot ndihet më e fortë, më e pjekur dhe më e vetëdijshme për aftësinë që ka njeriu për t’u ringritur edhe pas goditjeve më të forta.

“Kur kalon momente të tilla, kupton sa e fortë mund të jesh në të vërtetë”, u shpreh ajo.

Shakira dhe Gerard Pique, i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2022, pas më shumë se dhjetë vitesh së bashku. Nga historia e tyre e dashurisë kanë ardhur në jetë dy djemtë e tyre, Milan dhe Sasha, të cilët vazhdojnë të jenë qendra e botës së artistes.

Pas ndarjes, ish-mbrojtësi i Barcelonës vazhdoi jetën e tij me një lidhje të re, ndërsa Shakira zgjodhi të fokusohej te familja dhe muzika. Këngëtarja tha se aktualisht nuk mendon për një marrëdhënie të re sentimentale, pasi prioritetet e saj janë krejt të tjera.

“Fëmijët e mi janë prioriteti im absolut dhe jam më e dashuruar se kurrë me karrierën time”, deklaroi ajo.

Artistja shtoi se po shijon një fazë të re të jetës, ku energjinë e saj e investon te projektet muzikore, sukseset profesionale dhe koha me familjen.

Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur mes tyre, Shakira theksoi se ruan respekt dhe mirënjohje për Gerard Pique. Ajo e konsideron atë një pjesë të rëndësishme të historisë së saj dhe, mbi të gjitha, babain e dy fëmijëve të saj.

Edhe pse plagët e së shkuarës nuk janë harruar plotësisht, këngëtarja duket se ka gjetur qetësinë dhe forcën për të ecur përpara, duke e kthyer një nga periudhat më të vështira të jetës së saj në një kapitull që e bëri më të fortë se kurrë.

Të Lidhura:

  1. Iu ‘nxi’ jeta nga akuzat për tradhti, Pique: Shakira nuk ishte plotësisht e sinqertë
  2. Shakira bën deklaratën e papritur ndaj Pique, ja çfarë tha për ish-in e saj
  3. Pësoi sulm ankthi pas ndarjes nga Pique? Shakira sqaron si qëndron e vërteta
  4. Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit

Të Ngjashme