ShowBizzz

Pas ndarjes nga Sarah, Dj PM drejt një romance me motrën e këtij personazhi të njohur?

Vetëm pak ditë pasi u raportua për fundin e marrëdhënies disa-vjeçare mes DJ PM dhe Sarah Berishës, një tjetër detaj në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje rreth jetës private të DJ-it.

Bëhet fjalë për Almedina Ismajlin, motrën e modeles së njohur Arbenita Ismajli.

Mediat në Kosovë raportojnë se PM ka nisur ta ndjekë Almedinën në Instagram, ndërsa kjo nuk është e vetmja gjë që ka tërhequr vëmendjen.

Pak ditë më parë, Almedina kishte publikuar në InstaStory një fotografi të DJ PM, të realizuar në një prej pishinave të Tiranës. Ky postim, i kombinuar me lëvizjen e fundit në Instagram, ka bërë që në rrjet të nisin aludimet për një afrim mes tyre.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga PM apo Almedina që të tregojë se mes tyre ekziston diçka më shumë se një njohje apo shoqëri. Për këtë arsye, pretendimet për një romancë mbeten vetëm në nivel aludimesh.

DJ PM është përfolur ditët e fundit për ndarjen nga Sarah Berisha, me të cilën nisi historinë e dashurisë pas njohjes së tyre në “Big Brother VIP Kosova”.

Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë deri tani një deklaratë të drejtpërdrejtë mbi përfundimin e marrëdhënies.

Të Ngjashme