Lajme

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata e Hagës shpall datën e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00.

Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe përmes faqes së internetit të DHSK-së ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës.

See also  Aferat e Belinda Ballukut, Edi Rama pranon përplasjen me partnerët ndërkombëtarë: Kërcënimet apo presionet nuk ndodhin në ato niveleNë urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues ka shpjeguar se koha e nevojshme për kuvendimet është zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor.

Sipas gjykatës, kjo zgjatje është bërë për të mundësuar një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të gjithë dokumentacionit të çështjes.

See also  Investimet në kanalizime me pikatore, KLSH: Në një dekadë UKT përdori 10 milionë euro, 1/7 e buxhetit të përcaktuar

Të Ngjashme