LifeStyle

Pas periudhës së vështirë shëndetësore, Kate i rikthehet angazhimeve mbretërore

Pas një periudhe sfiduese për shëndetin, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, po rifillon me qetësi detyrat e saj mbretërore dhe po shfaqet e fuqizuar, duke ndjekur disa paraqitje publike që shënuan rikthimin e saj. Një ndër daljet e fundit ishte ajo për Ditën e Kujtimit, ku Middleton tregoi se po i rikthehet angazhimeve të saj me vendosmëri dhe elegancë.

Në një njoftim nga Pallati Kensington, është konfirmuar se Princesha Kate do të udhëheqë shërbimin tradicional të Krishtlindjeve “Together at Christmas” më 6 dhjetor në Abbey-n e Westminster-it. Kjo ngjarje festive, që do të transmetohet në televizion, do të jetë e katërta herë radhazi që Princesha dhe Princi William organizojnë këtë koncert të përvitshëm.

Ndërsa nuk është e sigurt nëse fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, do të jenë të pranishëm, shërbimi vjetor i Krishtlindjeve mbetet një ngjarje e rëndësishme për familjen mbretërore dhe për publikun britanik.

Princi William, gjatë një interviste të fundit, përshkroi vitin 2024 si një periudhë “tejet të vështirë” për të dhe Kate-n, duke nënvizuar rëndësinë e momentit të Krishtlindjeve për ta, jo vetëm si një festë, por si një mundësi reflektimi. Në këtë ngjarje, sipas burimeve nga pallati, Princesha do të ndajë një mesazh për domethënien e mbështetjes së ndërsjellë në kohë të vështira.