Pas përfundimit të prime-it të spektaklit “Ferma VIP”, moderatorja Arbana Osmani ka zgjedhur një vakt të lehtë dhe të shëndetshëm, shkruan “Kosovarja”.
Ajo ka përgatitur një sallatë të freskët, ku përbërësit kryesorë janë avokado dhe rukola, të njohura për vlerat e tyre ushqyese.
Ky kombinim përfaqëson një zgjedhje të balancuar pas angazhimeve intensive në ekran.
Osmani njihet për stilin e saj të kujdesur të jetesës, duke përfshirë ushqyerjen e shëndetshme si pjesë të rutinës së përditshme, sidomos pas orareve të ngarkuara të punës.

