Mbrëmjen e djeshme gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”, Donald Veshaj i suprizoi të gjithë kur i propozoi për martesë Bora Zemanit.
Sigurisht që përgjigjia e saj ishte “Po”, ndërsa ky moment u mbyll me një përqafim të ngrohtë të tyre bashkë me Arborin.
E pas këtij propozimi, dyshja do të jenë të ftuar në puntatën e rradhës të “Më lër të flas”, ku do të flasin për të ardhmen e tyre.
Në promon e publikuar, Donaldi konfirmon se do të ketë dasmë, ndërsa Romeo ngriti dyshimet për një shtatëzani të mundshme të Borës, tek tha: “Unë jam xhaxha?”.
Më pas ata shihen të tre të përlotur, ndërsa Bora i dhuron një përqafim Romeos.
Priten të shihen mbrëmjen e së shtunës deklaratat e plota të çiftit si dhe të Romeo Veshajt.
lokimagazine