Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.
Kryesia e Kuvendit është mbledhur për të shqyrtuar 30 pikat e rendit të ditës.
Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme të sesionit të ri, pas shqyrtimit të shumë pikave të rendit të ditës, ka vendosë që të enjten, më 12 shtator, të mbajë seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.
Detaje tjera nuk u japen.