Lajme

Pas rrahjes masive në “Emshir”, shtatë persona arrestohen për lëndim të rëndë trupor

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrahjes së mbrëmshme që ka ndodhur në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Ndërkohë që lidhur me rastin janë arrestuar shtatë persona të tjerë.

“Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh. /teve1.info/