1
Një gjyshe nga Gjakova ka rrahur nipat e saj. Njëri nga ta ka pranuar edhe trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.
Rasti është lajmëruar në Polici. Më pas, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi nga raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 18.09.2024-12:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta i kishte sulmuar fizikisht nipat e saj. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.