Lajme

Pas sms-ve që ua dërgoi studentëve, Abdixhiku i reagon Kurtit: Me 100 euro po provon t’ua blejë votën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas dërgimit të SMS-ve për studentët që informonin se iu janë ekzekutuar 100 eurot e premtuara.

Abdixhiku e ka cilësuar këtë veprim si një përpjekje për “të blerë votën” dhe ka akuzuar qeverinë në detyrë se po trajton studentët si “material shitblerje zgjedhor”.

Moneytizer Paragrafi 2

Ai shtoi se SMS-të e dërguara tre ditë para balotazhit janë të papranueshme dhe nuk mund të zëvendësojnë shpresën apo votën e qytetarëve.

“Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë. Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. SMS ‘cringe’ para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën, as votën. I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë. Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!”, ka shkruar Abdixhiku.

Moneytizer Paragrafi 4




Të Ngjashme