1
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Takimi i Von der Leyen me Kurtin është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë, ndërsa paraprakisht presidentja e KE-së ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani me të cilën kanë mbajtur edhe një konferencë për media.
Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori. Fillimisht ka vizituar Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, pastaj Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.