ShowBizzz

Pas zbulimit të skandaleve, Elton Tozajt i ndodh e papritura

Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë pas publikimeve që gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar debat të madh në showbizin shqiptar.

Gazetari ka pretenduar se, vetëm një ditë pas publikimit të videove që nisën të qarkullonin gjerësisht në rrjetet sociale, dikush i ka ofruar një shumë të konsiderueshme parash që materialet të fshiheshin.

Sipas Tozajt, oferta ka qenë plot 50 mijë euro.

Ai ka deklaruar se paratë iu ofruan në këmbim të heqjes së videove, por nuk ka treguar se kush ishte personi që, sipas tij, bëri ofertën dhe as në emër të kujt vepronte.

Deklarata vjen në një moment kur Tozaj është vendosur në qendër të vëmendjes pas publikimit të materialeve dhe pretendimeve që kanë përfshirë disa emra të njohur të ekranit dhe showbizit.

Gazetari ka paralajmëruar ndërkohë se disponon materiale dhe informacione të tjera që synon t’i bëjë publike, duke lënë të kuptohet se publikimet e deritanishme nuk do të jenë të fundit.

Të Ngjashme