Kuriozitete

Pasaniku në Dubai blen ishullin privat që gruaja të dalë me bikini në plazh

Një grua që jeton në Dubai thotë se bashkëshortii saj i pasur i ka blerë një ishull privat për 50 milionë dollarë, pasi vetëm kështu mund të dalë me rroba banje në plazh.

26 vjeçarja Soudi Al Nadak, ndan detaje te jetës personale me bashkëshortin Jamal Al Nadak në rrjetin TikTok për mijëra ndjekësit e saj, duke shfaqu stilin e ekzagjeruar të jetesës.

Soudi Al Nadak, e njohur në rrjetin TikTok si ‘soudiofarabia’ është me origjinë nga Britania dhe poston shpesh detaje të jetës me biznesmenin Jamal Al Nadak. 26-vjeçarja ka shpërndarë një seri videosh për 336,000 ndjekësit, të cilëve u tha së fundmi se Jamal i kishte blerë “një ishull në Azi”. Ajo shkruante: “Doja të dilja me bikini kështu që burri milioner më bleu një ishull privat”.

Ajo shtonte më tej për rrjetin indian, Hindustan Times: “Ishte në fakt diçka që po e kërkonim prej kohësh si një investim, nga ana tjetër burri donte që të isha e sigurt kur dilja në plazh prandaj ma bleu. Për arsye privatësie nuk po publikojmë vendndodhjen e saktë, por është në Azi dhe kushtoi 50 milionë.”

Soudi shpërndan gjithashtu postime mbi udhëtimet e saj dhe trajtimet estetike që paguhen të gjitha më milioneri Jamal. Gruaja vanitoze thotë se “nëse duket e bukur” ai i jep gjithçka ajo do.

Në një video të fundit në TikTok, Soudi shkruante “Një ditë e zakonshme në jetën e një shtëpiakeje të pasur që jeton në Dubai”, teksa ishte duke pirë një kapuçino në hotelin The Raffles Hotel, në zonën luksoze të Palma, me ishujt artificialë.

“Shërbimi është i mirë këtu por kapuçino është mesatare”, thoshte Soudi, sipas rrjetit britanik The Mirror.