Gazetari Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga plagosja e rëndë e Lorenc Kostës pasditen e sotme në Tiranë. Autor i dyshuar i ngjarjes është efektivi i policisë, Erion Goxhara.
Kosta ka qenë duke ecur në këmbë ndërsa autori ka ndaluar makinën. Pasi ka dalë Goxhara e ka qëlluar me plumba në pjesën e këmbëve për t’a dëmtuar rëndë. Më pas, efektivi i policisë i ka bërë fotografi.
Dyshohet se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit, dyshim çka ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem.
Pas ngjarjes Goxhara është larguar me mjetin e tij, ka mbërritur në banesë dhe ka marrë një çantë me vete. Më pas dyshohet se është larguar drejt Dajtit. Policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë.