ShowBizzz

Pasi fshiu postimin fyes ndaj Leonora Jakupit, reagon Labinot Rexha

Pas reagimeve të shumta që shkaktoi postimi i tij ofendues ndaj Leonora Jakupi, këngëtari Labinot Rexha ka fshirë deklaratën e mëparshme.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, ai tërhoqi fjalët e thëna dhe theksoi se familja nuk duhet të përfshihet në asnjë konflikt.

Rexha nënvizoi se ndonëse mund të ketë pasur qëndrime të ndryshme me këngëtaren gjatë spektaklit, kjo nuk justifikon sulmet personale apo familjare.

“Pavarësisht se kam pasur qëndrime kundër Leonora Jakupit në lojë, dua ta them qartë: nuk ka asnjë arsye që të preket familja,” shkroi ai, duke shtuar se familja e artistes është “familje legjendare” dhe duke vlerësuar babanë e saj të ndjerë si dëshmor të kombit. Ai theksoi gjithashtu kontributin e Leonorës në muzikë dhe në art për kombin shqiptar, duke bërë thirrje për respekt jashtë lojës.

Të Ngjashme