
I gjithë rrjeti po komenton përplasjen mes Ronaldo Sharkës dhe Luizit me Kiarën, ndërsa Zhaklin Lekatari ka bërë një reagim publik rreth kësaj situate.
Ditën e sotme ajo ka treguar hapur se mban anën e Ronaldos, teksa me anë të një postimi në Instastory ka shkruar: “Mirëmëngjes vetëm @ronaldo.sharka”.
Më pas, ish opinionistja ka bërë një tjetër postim ku ka publikuar emrin e brandit prej të cilin po thuhet se Kiara ka kopjuar rrobabanjot.
“Do e ketë marrë vesh?”- ka shkruar Zhaklina tek ka bërë tag faqen në fjalë.