Pas transmetimit të sekretit që trazoi shtëpinë, reagimet nuk kanë munguar.
Gimbo ka qenë një nga më të zëshmit, duke iu drejtuar ashpër Mirit. Ai e ka quajtur “të paburrë”, duke shtuar se po luan rolin e viktimës brenda shtëpisë.
“E luan gjynahin, por të doli fytyra”, është shprehur ai, duke e akuzuar Mirin se ka manipuluar situatën për të përfituar simpati.
Deklarata e Gimbos ka ndezur edhe më shumë debatet mes banorëve, ndërsa tensioni në shtëpi po rritet dita-ditës.
