Flori është revoltuar ndaj Diteas, pasi kërkesa e tyre për pastrimin e lumit nuk është plotësuar.
Sot në kuadër të Ditës së Punëtorëve më 1 maj, disa nga fermerët protestuan para “Njishit”, ku i parashtruan kërkesat e tyre kryefermeres.
Ditea tha se për të plotësuar këto kërkesa, ajo duhet të flas me Again, por kjo ka acaruar Florin.
Sipas tij, ky është një process që atij nuk i intereson dhe këto janë gjërat që Ditea duhet të ishte kujdesur.
Pjesë nga biseda:
Ditea: Ju doni të pastroni pjesën e përroit.
Flori: Po, të gjithë ne si fermerë.
Ditea: Duhet t’ia kërkojm Agait, besoj se e kuptoj që nuk është në dorën time.
Flori: Ç’më duhet mua.
Ditea: Unë pot ë flas tamam si njeri, nëse do të bësh këtu ç’më duhet mua, atëhere ndryshon muhabeti.
Flori: Si njeri po të flas dhe unë, si protestues. Ktheje si të duash Ditea, nuk më duhet gjë fare çfarë bën ti.
Ditea: Unë po të flas tamam, po bëj një bashkëbisedim. Nëse ti kthehesh në këtë lloj mënyre… Shiko e di ku është problemi jot?
Flori: Hë moj hë, ku është problemi im?
Ditea: Ti nuk po e kupton si zhvillohet një protest. Ti vjen dhe paraqite një kërkesë, a do të ulemi ta bisedojme kërkesën? Ti je kaq i acaruar me kryefermeren, për një problematik që nuk është shkaktuar nga unë. Ti po përgjigjesh në një mënyrë që nuk është e duhura.
Flori: Nuk ka asgjë personale.
Ditea: Ti vjen paraqite një kërkesë dhe unë po përpiqem të gjej një zgjidhje.
Flori: Por nuk ke bërë asgjë.
Ditea: Unë nuk jam buton.
Flori: Po po, vishu njëherë, ha mëngjesin me avokado të shtypur me pirun.
Ditea: Po patjetër. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram
Subscribe