Kuzhinë

Patate me ajkë: Propozim i shkëlqyeshëm për darkë!

Kur njëherë ta provoni, do ta përgatitni gjithnjë e më shpesh

Patatja është kafshatë shumë e mirë për kënaqje dhe festë për shijen tonë.

Nevojiten:

– 600 g patate,
– 200 g ajkë të thartë,
– 1 qepë e madhe,
– 2 speca të gjelbër,
– 1 domate e madhe,
– pak kaçkavall,
– vaj,
– 1 lugë kafeje spec të bluar,
– pak erëza,
– 4 thelpinj hudhre.

Përgatitja:

Qepën priteni për së gjati dhe fërgojeni, shtoni specin e prerë, dhe kur të fërgohet pak shtoni domaten e prerë dhe të gjitha bashkë zieni. Shtoni erëzat.

Pataten zieni pak (rreth 5-6 minuta) dhe priteni në kube. Shtoni specin e bluar dhe thelpinjtë e grirë të hudhrës. Shtoni pak vaj dhe ajkën dhe të gjitha bashkoni.

Në fund të enës për pjekje qitni pak qepë të fërguara dhe specin, shpërndajeni nga sipër pataten gjysmë të zier, pastaj specin dhe pataten.

Të gjitha radhitni mirë dhe qitni pak kaçkavall të grirë në rende, por edhe një trangull të prerë holl.

Piqni 30 – 35 minuta që të skuqen mirë.

Shërbejeni me sallatë.

Ju bëftë mirë!



ks