1
Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ishte së fundmi i ftuar në rubrikën “25 pyetje” të emisionit “Prive” nga Liberta Spahiu.
Në një bisedë pa filtra, ai iu përgjigj shumë pyetjeve, nisur nga angazhimet në politikë e deri te jeta private.
Megjithatë jashtë politikës, këtë kohë më shumë u komentua për raportin me Alba Vukajn.
Projekti i përbashkët i dyshes ka qenë mjaft i përfolur së fundmi, duke ngritur dyshime për një lidhje më shumë se profesionale.
I pyetur drejtpërdrejt, Lumbardhi sqaroi se mes tyre ekziston vetëm një raport miqësor dhe profesional.
“Na lidh respekti dhe shoqëria”, u shpreh ai.
Sa u përket aludimeve për diçka më tepër, ai zgjodhi të mos hyjë në detaje, por duke nënvizuar se aktualisht ata mbeten vetëm miq të mirë.
ks


