LifeStyle

Paulo Dybala bëhet baba për herë të parë, partnerja e tij publikon foton e parë familjare

Moment emocionues për futbollistin Paulo Dybala, i cili ka festuar arritjen më të rëndësishme të jetës së tij, lindjen e fëmijës së parë.

Edhe pse data e parashikuar ishte 11 marsi, vogëlushja vendosi t’u bëjë një surprizë prindërve duke ardhur në jetë disa ditë më herët.

Ajo lindi dje, më 2 mars 2026, në orën 08:57, në spitalin “Gemelli” të Romës.

Emri i saj do të zbulohet së shpejti nga çifti, por dihet se do të jetë i shkurtër dhe i frymëzuar nga një citim kinematografik.

Image

Fillimisht, Oriana Sabatini kishte menduar të lindte në Argjentinë për të pasur familjen pranë, por në fund çifti vendosi të qëndrojë në Itali për ta kombinuar këtë moment të lumtur me angazhimet e “La Joya”-s me fanellën verdhekuqe.

Madje, pas përfundimit të ndeshjes Roma–Juve, Dybala u nis me vrap drejt spitalit sapo mbaroi takimi.

 

Të Ngjashme