ShowBizzz

Pavarësisht përplasjeve, edhe Ronaldo Sharka ka një mesazh sot për Luizin dhe Kiarën

Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se do bëhen prindër për herë të parë. Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar janë në pritje të një vajze.

Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe po ashtu përmban momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës, ekoja e bebushit dhe festa e zbulimit të gjinisë.

Në rrjet komentet kanë qenë të pafundme. Mirëpo, përveç atij të Arbana Osmanit (KLIKO), ra në sy edhe ai i Ronaldo Sharkës me të cilin çifti ka pasur përplasje të forta gjatë “Kepit të VIP-ave”.

“Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video”- shkruan ai.

Drama mes Ronaldos dhe çiftit Luiz- Kiara

E gjitha nisi nga një deklaratë e Ronaldos në “Kepi i VIP-ave”, ku u shpreh se duhet t’i falej atij moderimi i emisionit, duke u shprehur se Kiara po prezanton vetëm falë Luizit.

Kështu, Luizi reagoi në Instagramin e tij, duke thënë se do t’ia kthente të gjithëve përgjigjen që meritojnë po të kishte qenë pranë partneres së tij gjatë xhirimeve. Por, nuk e la me kaq. Përmes një postimi tjetër, ai i thoshte Ronaldos (duke mos i përmendur emrin) që të shkonte e të merrte 5 mijë eurot, meqënëse do mbetej pa punë.

Kurse Kiara reagoi nëpërmjet një Instastory ku shkruante: “Dikur lyenin flokët si ai, sot e nxorrën kokën. Koka bën, koka pëson.”

Luizi shkroi gjithashtu në një postim, ku ishte deklarata e Ronaldos: “Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly. Jo të gjitha bëhen për followes, ka një limit”. 

Ronaldo iu përgjigj duke thënë se mendonte që Kiara është një moderatore shumë e mirë, vetëm se nuk i përshtatet “Kepit të VIP-ave”. Më pas tha se Luizi 5 mijë euroshin ia kishte premtuar për funeralin e babit të tij.

Gazetari tha se e ka mbështetur Luizin gjatë aventurës së tij në shtëpinë e famshme, po ashtu edhe Kiarën që sipas tij e ka mbrojtur edhe kur të gjithë i dolën kundra, ndërsa sot ajo ia shpërblen në këtë mënyrë.  Në fund ai e mbylli me shprehjen “jepi njeriut pak pushtet që ta njohësh tamam”, duke u shprehur i zhgënjyer nga reagimet e ciftit.