ShowBizzz

Pavarësisht thashethemeve, Nita Latifi thotë se me Diola Dostin ruan raporte të mira miqësie

Ish-banoret e Big Brother VIP Albania 2, Nita Latifi dhe Diola Dosti, u bënë mikesha të ngushta gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ata krijuan një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, gjersa ndanin gjëra të shumta së bashku.

Pas përfundimit të BBVA u tha se vajzat kanë prishur raportet dhe se nuk janë më sikur ishin dikur.

TS Poll - Loading poll ...

Këtyre aludimeve u ka dhënë së fundmi një përgjigje këngëtarja e njohur gjatë një interviste në “S’e luan topi”.

Bukuroshja nga Kosova u shpreh se ruan raporte të mira me Diolën, por për shkak të angazhimeve nuk kanë pasur mundësi të takohen.

“Nuk është e vërtetë. I kam parë lajmet që kanë qarkulluar. Jemi sërish shoqe por nuk kemi pasur kohë të takohemi”, tha Latifi.

Si shumë nga ish-konkurrentët e tjerë, edhe Nita po shijon famën pas daljes nga shtëpia.