Anëtari i Kryesisë se PDK-së, Shaqir Totaj theksoi se sot gjatë mbledhjes së kryesisë së kësaj partie do të finalizojnë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
I pyetur se a duhet të bëhet pjesë e kësaj liste Fatmir Limaj, Totaj tha se kjo është çështje e kryesisë se partisë, raporton KosovaPress.
“Nuk e kam parë ende agjendën, mirëpo besoj që duhet të jetë. Edhe tema të tjera, përgatitje për zgjedhje, finalizimin e listës së kandidatëve dhe aktualitete. Nuk është çështje personale e imja, është e kryesisë”, tha Totaj para nisjes së mbledhjes së Kryesisë.
