Partia Demokratike e Kosovës(PDK) do t’i drejtohet edhe sot Gjykatës Kushtetuese.
Kësaj radhe kërkesa do të dorëzohet për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Deputeti Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, do të dorëzojnë në Kushtetuese, dhe pas dorëzimit , pritet të mbajnë një konferencë për media me fillim nga ora 09:00.
